Lajme

Ja rregullat që duhet ti ndjekin bashkatdhetarët që kthehen tranzit me makinë

Pas festave bashkatdhetaret qe kane qendruar per pushime ne vendlindje duhet te kthehen ne vendet e tyre te punes dhe vendeve ku jetojne ata. Presheva.AL do te ju informoje me rregullat kryesore per kalimin e kufijve deri ne Austri, Zvicer, Gjermani apo vendeve te beneluksit dhe vendet skandinave.

Shume prej bashkatdhetareve kane ardhur ne pushime me makina ne vendlindje, ndaj ne vazhdim po paraqesim informacione per kalime tranzit.

Ata qe udhetojne tranzit neper Serbi nuk kane nevoje per test negativ, por duhet te largohen nga teritori i Serbise brenda 12 oreve. Ne Hungari poashtu nuk kerkohet test negativ per kalimin tranzit me makine, por duhet te keni kujdes dhe te kaloni vetem neper rruget ku lejohet kalimi tranzit sepse mund te kete edhe denime ne Hungari. Per ata qe kalojne neper Mal te Zi, Bosnje dhe Hercegovine kufijte jane te hapur dhe nuk ka asnje problem per kalim tranzit.

Ne Mal te zi nuk kerkohet test negativ as ne Kroaci e as ne Bosnje e Hercegovine nuk kerkohet testi. Por Kroacine duhet ta kaloni brenda 12 oresh, te pakten keshtu thuhet ne rregulla, edhe pse ndoshta mund te kete kolona te gjata ne kalimet kufitare dhe ju duhet me shume kohe.

Test negativ per kalim tranzit nuk kerkohet as ne Slloveni, por edhe ne Slloveni duhet te kaloni brenda 12 oreve.

Related Articles

Back to top button