Lajme
Kaluan 24 orë nga vaksinimi i mjekëve në Preshevë, deri tani gjithçka në rregull
Nje pjese e stafit mjekesore te shtepise se shendetit “Presheva” ne Presheve dje kane qene te paret qe kane marre vaksinen anti Covid, shkruan Presheva.AL
Nga gjithesejt 230 punetore sa ka ky institucion 130 jane lajmeruar vullnetarisht qe ta marrin vaksinen, vetem gjate dites se pare jane vaksinuar 60 mjek dhe vaksinimi pritet te perdundoje deri diten e marte.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ishte personi i parë që mori vaksinën anti Covid.
Deri tani kane kaluar 24 ore nga vaksinimi dhe drejtori ka shkruar se po ndjehet mire dhe nuk ka efekte anesore te vaksines.