Lajme

Këshilli i bashkësisë Islame në Preshevë përshëndet vendimin e Komunës

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në mbledhjen e mbajtur më 06.01.2021 vlerësoi takimin e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Sevdail ef. Jakupi me Kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe çmoi lartë vendimin e Kryetarit të Komunës së Preshevës lidhur me kompenzimin e harxhimeve me rastin e vdekjes së ndonjë anëtari të familjes. Ndihma që i jepet familjes që kanë pasur rast vdekje, do ti mbuloj shpenzimet e varrimit dhe do ti liroj shumë xhematlinj nga pagesat vjetore në xhamitë përkatëse.
Megjithëse pak i vonuar ky vendim, por shumë domethënës. Shumë komuna në Kosovë harxhimet e varrimit i mbulojnë që nga viti 2019, shpresojmë që vendimi për harxhimet e varrimit të jetë i vazhdueshëm dhe i mirëpritur nga të gjithë. Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka qenë, është dhe do të mbetet në shërbim të besimtarëve musliman të komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button