Gjykata e Presheves ka gjobitur Klubin tonë për shkak të prezencës të një numri të vogël të publikut me 75,000 mij dinarë në ndeshjen e luajtur mes Lugina-Bosilegrad në Stadiumin e Qytetit Preshevë.
Këto dënime i kemi cilësuar si tejet të larta ngase si klub kemi marrë të gjitha masat me rastin e organizimit të një ndeshje futbollit, gjë e cila e dëmton Klubin tonë financiarisht.
Me vendim të gjykates për kundërvatje me kërkës të inspekcionit sanitar sot kemi marrë vendimin që jemi të denuar me vlerë prej 75.000 din, dhe 4.000 din për seacen që kemi zhvilluar si Klub.
Skemi dashur të ndodh kjo kundervajtje, dhe për me teper skemi deshiruar te ballafaqohemi me gjykatën por gjerat rodhën ashtu siç rodhën.
Gjendja jonë financiare na ka detyruar që ta sqarojm në faqen tonë zyrtare.
Klubi ynë është në pritje të shpalljes së konkursit nga Komuna e Preshevës duke e konsideruar ndarjen e mjeteve për funksionimin normal të të gjitha kategorive që i posedon Klubi futbollistik Lugina
Me rrespekt Kryesia e Klubit futbollistik Lugina
Preshevë 21.01.2021