Kur do të kthehen nxënësit përsëri në shkollë?
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq, deklaroi se ende nuk mund të parashikohet në këtë moment se kur nxënësit do të kthehen në shkollë.
Ai shtoi se vendimi përfundimtar për këtë do të merret nga Shtabi i Krizave.
“Situata epidemiologjike po monitorohet intensivisht çdo ditë, në bashkëpunim me institucionet dhe organet kompetente. Në përputhje me situatën ne do të marrim masat e duhura, dhe vendimi përfundimtar do të merret nga Shtabi i Krizave,” tha Ruzhiq, transmeton presheva.al
Ai deklaroi se është krenar dhe mirënjohës ndaj fëmijëve dhe stafit mësimdhënës për disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në mënyrë që çdo fëmijë të marrë një arsim të duhur, dhe që shkollat të mbeten një vend ku virusi corona nuk përhapet.
Ai tha se numri i nxenesve qe jane prekur nga koronavirusi eshte midis 0.4 dhe 0.5 përqind, ndërsa në mesin e punonjësve, stafit mësimdhënës dhe jashtëshkollor, nuk kaloi pesë përqind, gjë që, thekson ai, është provë e disiplinës dhe respektimit të masave parandaluese.
Ministri tha se nuk kishte një numër të nxenesve dhe stafit mësimdhënës që u ndëshkuan për mosrespektim të masave, dhe vuri në dukje se të gjithë ishin të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në gjysmën e parë të vitit.
Kur bëhet fjalë për institucionet parashkollore, Ruzic tha se situata monitorohej rregullisht dhe se në asnjë moment kopshtet nuk ishin të mbipopulluara dhe se numri i edukatorëve në to ishte gjithmonë i mjaftueshëm.