LIDL hapet në VRANJË, fillon punën (Foto, Video)
Nënkryetari i Komunës së Vranjës dhe një përfaqësues i ndërmarrjes LIDL në mënyrë simbolike prenë shiritin dhe kështu shënuan fillimin e punës së objektit të ri në qendrën tregtare “Zona”.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që Vranja është ne mesin e 30 qyteteve në Serbi ku do të veprojë marketi i njohur gjerman numri 1 në Evropë, me një koncept karakteristik të blerjeve”, edhe më e rëndësishme është punësimi i rreth 40 bashkëqytetarëve tanë, kryesisht të rinjve, motoja juaj është “Për një të nesërme më të mirë” dhe unë pres që biznesi juaj të ketë sukses në qytetin e Vranjës.” tha Nënkryetari i Komunes se Vrnjes Zorica Joviq, i cili vizitoi objektin, me një sipërfaqe prej 2,300 metra katrorë.
Sipas Jasmina Shrndiq, perfaqesuese e LIDL ne Serbi, 1.800 artikuj të zgjedhur me kujdes janë në dispozicion të konsumatorëve, nga të cilët 400 janë prodhuar në Serbi.
Ajo shtoi se ardhja e LIDL u realizua me sukses me ndihmën e pesë ndërmarrjeve të ndërtimit.
Dyqani i ri LIDL në Vranje do të jetë i hapur për konsumatorët çdo ditë.