LIDL iu ofron puntorëve 200 dollar për t’u vaksinuar
Ne Njujork supermarketi Gjerman LIDL ka njoftuar sot se i ofron te gjithe atyre puntoreve qe vaksinohen kunder korona virusit nga 200 dollare.
LIDL vendosi ta ndërmarrë këtë vendim pasi që vaksinat janë të disponueshme tani në gjitha shtetet e Amerikës.
Njoftimin e LIDL-it e kane marrur edhe konkurentet amerikan si Aldi dhe Dollar General, si dhe kompania e shpërndarjes së ushqimeve Instacard, raporton Reuters, transmteon Presheva.AL
LIDL eshte kompania e pare e cila u ka ofruar shumen me te madhe puntoreve te saj per tu vaksinuar kunder korona virusit në Shtetet e Bashkuara deri më tani, shton agjencia britanike.
Kompania deklaroi se ka një interes të madh midis punonjësve të tyre për vaksinim, duke iu referuar një studimi të brendshëm në të cilin pothuajse tetë në 10 punëtorë thanë se planifikojnë të vaksinohen sa më shpejt që vaksina të jetë në dispozicion.