Lloji i ri i virusit britanik “mbërrin” në Sërbi
“Unë do të merrja vaksinën kineze, por mendoj sepse nuk jam aq i moshuar, sepse mendoj se është turp kur shoh se ka persona që kanë sëmundje dhe ata duhet ta marrin vaksinën,” tha Vuçiq.
Ai tha se lloji britanik i virusit është shumë më ngjitës dhe ka mbërritur në Serbi.
“Lloji britanik i koronavirusit arriti në Serbi, unë jam shumë i frikësuar. Një udhëtare e cila erdhi nga Londra në Serbi solli koronavirusin në territorin e vendit tonë” tha ai.
“Dhe Dr. Kon, Pelemis, Darija Kisic, Srdja Jankovic kanë të drejtë … Unë dua t’ju informoj se një lloj i ri i koronavirusit ka mbërritur në Serbi, ne kemi të dhëna zyrtare. Unë jam i frikësuar, prandaj ne jemi duke u ngutur me vaksinimin. Këtë mëngjes, Ministri më informoi për këtë”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se ajo ishte negativ në testin PCR pasi hyri në vend, dhe se ajo mori simptoma të lehta më vonë, ndërsa burri i saj ka simptoma më të rënda.
Edhe pse një lloj i ri i virusit është shfaqur në vendin tonë, Vuçiq thotë se tani për tani nuk do të ketë “mbyllje” siç janë mbyllur Gjermani, Britani të Madhe, Francë për shkak të llojit të ri ”
“Është e rëndësishme që ne e zbuluam atë dhe reaguam menjëherë e izoluam dhe kemi rrethuar të gjithë kontaktet që ka pasur, shpresojmë se kemi arritur ta kapim dhe të mos shpërndahet, sepse nëse na përhapet është ferr,” tha ai.
Ai deklaroi se nuk ishte e mundur të parandalohej hyrja në vend.
Kjo është arsyeja pse, thotë ai, është e rëndësishme të vazhdohet me vaksinimin, i cili, shton ai, është gjithashtu efektiv kundër llojit të ri.
Ai vëren se problemi është se si do t’i marrim vaksinat dhe se lloji i ri është i tmerrshëm.
“Unë fola me njerëz të rëndësishëm në Londër, mu rrotulluan zorrët në stomak”, përmendi Vuçiq.