Lajme

Mbi një mijë shqiptar jetojnë në Beograd (Video)

Mbi nje mije shqiptar llogariten se jetojne ne kryeqytetin e Serbise ne Beograd, disa kane mbetur qe nga koha e ish-jugosllavise e te tjere jane sistemuar me pune pas luftes.

Mes tyre eshte edhe Fiona Jeliqi e cila punon ne organizaten e te rinjeve per te drejtat e njeriut. Fiona ka lindur e eshte rritur ne kete qytet.

Per tu permiresuar raportet mes popujve Fiona thote se duhet te kete me shume vizita ne Serbi e Kosove nga te rinjte e te dy shteteve. Kete gje jo po e bene me organizaten e saj.

Fiona eshte gjithashtu pjese e organizimit te festivalit Mirdita-Dobardan, ku kutura Kosovare prezantohet ne Beograd.

Related Articles

Back to top button