Lajme

Më e FUQISHMJA në 50 vjet, ja cilat Vende të Ballkanit pritet t’i prekë Stuhia ‘Filomena’

Një stuhi e fuqishme që ka goditur Spanjën, pritet që të vijë edhe në Ballkan.

Stuhia “Filomena” ka shkaktuar sasi të mëdha dëbore në pjesë të ndryshme të Spanjës, ndërsa gati gjysma e vendit ndodhet në alarm të kuq.

Siç ka deklaruar ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska vendi po përballet me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.

Deri tani janë raportuar 4 persona që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dy persona u gjetën të ngrirë për vdekje dhe dy persona që udhëtonin në një makinë u morën me vete nga përmbytjet pranë qytetit jugor të Malaga.

Aeroporti i qytetit Barajas është mbyllur, së bashku me një numër rrugësh, dhe të gjitha trenat nga Madridi janë anuluar

Sipas BBC stuhia me reshje të shumta shiu dhe dëbore do të përfshijnë kryesisht Shqipërinë dhe Greqinë, por vende të tjera në rajon.

Related Articles

Back to top button