Mediat serbe: Shqiptarët kanë një plan të ri se si të marrin një pjesë të Serbisë qëndrore! (jugut të Sërbisë)
Në arritjen e këtij qëllimi, shqiptarët janë duke shpresuar në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ku ata tashmë kanë filluar lobimin…
Qeveria e shtetit të panjohur të Kosovës ka formuar të ashtuquajturën Zyrë për Luginën e Preshevës, e cila është krahas Zyrës Serbe për Kosovë dhe Metohi, shkruan e përditshmja Alo.
Përmes këtij organi, Prishtina dëshiron të komplikojë më tej marrëdhëniet me Beogradin, por gjithashtu të sjellë trazira në jug të Serbisë, kryesisht në Preshevë dhe Bujanoc.
Përveç kësaj, disa parti politike shqiptare që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të kenë kandidatë për deputetë që jetojnë në këto dy komuna në jug të Serbisë.
Qëllimi kryesor i Prishtinës është të shkëputë të ashtuquajturën Luginë të Preshevës dhe ta aneksojë atë në shtetin e panjohur të Kosovës, sjkruan ky medium.
Për të arritur qëllimet e tyre, shqiptarët presin mbështetje nga pjesa e bashkësisë ndërkombëtare ku ata tashmë kanë filluar lobimin.
Këto synime nuk i fshehin përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Serbia dhe ata që veprojnë në Prishtinë.
“Angazhimi dhe përkushtimi i partive politike nga Kosova në Luginën e Preshevës janë të mirëseardhura. Unë besoj se pas zgjedhjeve, së bashku me qeverinë dhe parlamentin në Kosovë, ne nga Lugina e Preshevës do të jemi në gjendje të krijojmë dhe zbatojmë një plan dhe program të përbashkët, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës” ka thënë deputeti shqiptarë në kuvendin e Sërbisë Shaip Kamberi.
Shmangin formimin e UKS
Qëllimi i formimit të “Zyres për Luginën e Preshevës”, sipas analistit Dragomir Angjellkoviç, është të “njolloset e vërteta”. “Në thelb, bëhet fjalë për një truk të rremë paralel dhe të lirë të separatistëve shqiptarë nga Kosova, me qëllim përfshirjen e shqiptarëve nga jugu i Serbisë në procesin e mëtejshëm të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ata e kanë provuar një gjë të tillë edhe deri më tash, por nuk ka funksionuar. Duke u përpjekur të insistojnë në reciprocitet, ata po përpiqen të shmangin formimin e UKS, të cilin ata tashmë e kanë pranuar” kujton Angjellkoviç.
Përmes të ashtuquajturës Zyrë e Luginës së Preshevës, Prishtina synon të shpërndajë libra shkollorë për fëmijët shqiptarë nga jugu i Serbisë, cilësia e të cilave nuk është konfirmuar nga autoritetet kompetente serbe.
Gjithnjë sipas këtij mediumi nga Beogradi, Kryeministri i shtetit të panjohur të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka konfirmuar këtë informacion, duke thënë se studentët shqiptarë nga jugu i Serbisë do të marrin libra shkollorë në shkurt të këtij viti.
Ai madje e kërcënoi Serbinë “dhe nuk mendon që ta ndalojë shpërndarjen e librave shkollorë”.
“Nëse kjo ndodh, ne do të fusim masa e reciprociteti, kështu që do të ndalojmë shpërndarjen e librave serbe.
“Çdo masë që Serbia drejton ndaj nesh, ne kemi të drejtë të bëjmë të njëjtën gjë ndaj Serbisë,” ka thënë Hoti.
Siç kemi mësuar, Prishtina po planifikon gjithashtu të krijojë një fond të veçantë nga i cili do të financojë të gjitha aktivitetet e përfaqësuesve politikë shqiptarë nga e ashtuquajtura Lugina e Preshevës.
Një pjesë e fondeve do të sigurohet nga qeveria e këtij shteti të panjohur dhe pjesa tjetër nga diaspora shqiptare.