Lajme

Në ditën e parë janë vaksinuar 60 mjekë në Preshevë, vaksnimi i 130 mjekëve pritet të përfundoj të martën

Procesi vaksinimit te stafit mjekesore ne Presheve kunder Covid 19 ka nisur dje.

Nga 130 doza sa jane ndare nga ministria e shendetesise per shtepine e shendetit “Presheva” ne Presheve gjate dites se pare kane arritur te vaksinohen 60 punonjes ne kete institucion.

Vaksina nga Pfizer duhet te qendroje ne -80 grade deri ne -70 grade, dhe ne momentin qe vie neper shtepite e shendetit ka afat prej 5 diteve, cka do te thote se mund te ruhet ne frigorifer prej 2-8 grade celsius.

Shtepia e shendetit ka kohe deri diten e marte te perfundoje vaksinimin e 130 personave te stafit qe jane lajmeruar vullnetarisht.

Vaksinimi i personave tjere qe kane mbetur pa vaksinuar do te vazhdoje te henen dhe diten e marte pritet te perfundoje procesi i vaksinimit te stafit mjekesore ne Presheve.

Related Articles

Back to top button