Lajme
Nesër bëhet inaugurimi i ambulancës në Miratoc

Nesër më datë 29 Janar 2021 në ora 11 do të bëhet inaugurimi i objektit të Stacionit Shëndetësor në fshatin Miratoc.
Komuna e Preshevës ka realizuar projektin e komplet renovimin e këtij objekti, ku u janë përmirësuar dukshëm kushtet qytetarëve dhe stafit shëndetësor në këtë stacion.
Prezent në inaugurim do jenë kryetari i komunës me stafin e tij, drejtori i shtëpisë së shëndetit dhe personeli shëndetësor.