Lajme

Nga 220 punonjës sa ka Shtëpia e shëndetit në Preshevë, vetëm 130 prej tyre kanë pranuar të vaksinohen

Procesi vaksinimit te stafit mjekesore ne Presheve kunder Covid 19 ka nisur dje.

Nga 130 doza sa jane ndare nga ministria e shendetesise per shtepine e shendetit “Presheva” ne Presheve gjate dites se pare kane arritur te vaksinohen 60 punonjes ne kete institucion.

Shtepia e shendetit ne Presheve gjithesejt ka 220 punonjes dhe nga ky numer vetem 130 persona jane lajmeruar vullnetarisht qe te vaksinohen me vaksinen nga Biontech and Pfizer.

Vaksinimi ka qene vullnetar dhe nuk ka qene i detyrueshem, sipas planit te ministrise se shendetesise jane parapare tri faza. Ne fazen e pare do te vaksinohen stafi shendetesore dhe te moshuarit qe jetojne neper shtepite e te moshuarve, ne kete faze jane planifikuar te vaksinohen rreth 720 mije persona. Ne fazen e dyte do te perfshihen Policia, Ushtria ose 20% e popullates.

Related Articles

Back to top button