Lajme
Nga Shkurti përsëri shtrejtohen cigaret në Sërbi
Kutitë e cigareve do të rriten në çmim prej 10 dinarëve në muajin tjetër, për shkak të ndryshimit të rregullt të akcizës.
Sipas mediave të Beogradit, çmimet e cigareve “Japan Tobacco International” (JTI) nga Senta do të jenë 10 dinarë më të shtrenjta, ky çmim do të vlejë nga 1 shkurt dhe u botua në numrin e fundit të “Gazetës Zyrtare”.
Ata shtojnë se në dhjetë ditët e para të shkurtit, edhe cigaret e prodhuesve “Philip Morris” dhe “British American Tobacco” do të jenë më të shtrenjta për 10 dinarë.
Kutia më e lirë e cigareve do të kushtojë 270 dinarë dhe më e shtrenjta 550.