Lajme

Qeveria Serbe do t’ua kompensojë dëmet qytetarëve të Bujanocit të shkaktuara nga përmbytjet

Qeveria e Serbisë do ti kompensojë qytetarëve te komunës së Bujanocit dëmet e shkaktuara nga përmbytja, tha Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për Jug të Serbisë.

“Buxheti i komunës dhe i Trupit Koordinues, është i vogël, dhe Qeveria e Serbisë ka caktuar fonde për fatkeqësitë natyrore” tha Stankoviq.

Të Mërkurën, ai vizitoi vendbanimet më të prekura nga përmbytjet dhe u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë dëmet në vetëqeverisjen lokale.

Siç theksoi ai, në muajin e ardhshëm, do të dihet shuma materiale e dëmit të shkaktuar nga përmbytja në disa vendbanime në territorin e Bujanocit.

Related Articles

Back to top button