Lajme
Qytetarë nga Maqedonia po vaksinohen në Bujanoc (Video)
Në mungesë të vaksinës anti-covid qytetarë nga Maqedonia po gjejnë zgjidhje në vendet fqinjë për tu vaksinuar.
E një rast i tillë është me mjeken Irena Vitanovska e cila në një prononcim për Tv Sitel ka treguar se ka pranuar dozën e parë të vaksinës kineze anti-covid në Bujanocë të Serbisë.
Në rrëfimin e saj ajo tregon se për të pranuar vaksinën anit-covid mjafton të posedosh një dokument të shteti serb dhe termini për tu vaksinuar është fare i lehtë. Ajo ka treguar se procesi i vaksinimit në shtetin serb është mjaft i organizuar.