Lajme

Reshjet e shiut dhe borës rrisin nivelin e ujit në Pendën e Rahovicës

Pas reshjeve të fundit të shiut e borës në Preshevë, është rritur edhe niveli i ujit në pendën e Rahovicës, raporton Presheva.AL

Niveli i ujit në pendën e fshatit Rahovicë është rritur për gati 2 metra pas reshjeve të fundit të shiut e borës, bëri të ditur një vizitor i Presheva.AL i cili ka derguar fotot ne redaksine tone.

Penda e Rahovicës njihet nga e gjithë popullata jonë, si një vend rekreacioni dhe poashtu tash e sa vite përdoret për kërkesat e banorëve të këtij fshati, kjo nga fakti që kjo popullsi banore merret 80% me punimin e tokës.

Related Articles

Back to top button