Lajme
Selim Selimi në kullën e bashkimit takohet me luginasit, ia dhuron flamurin kuq e zi (Foto)
Nder të isha i rrethuar sonte nga luftëtarë të luftës çlirimtare të Luginës, te Kulla e Bashkimit në fshatin Kosaqë të Gjilanit, sipas traditës së përvitshme.
Dalja në skenë e UÇPMB-së, nën emblemën e së cilës, 21 vjet më parë bijtë më të mirë të kombit u rreshtuan me të drejtën e ligjshme të shqiptarëve në Luginë, shënon një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë të re.
Në shenjë nderimi të luftës heroike të UÇPMB-së, komandantit Shefket Musliut, i kam dhuruar flamurin kuq e zi, që shekuj me radhë, ishte në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe të drejtës sonë kombëtare.