Lajme

Shqiprim Arifi i pa kënaqur me punën e bërë nga institucionet kosovare për shqiptarët Luginës

Të ndarë padrejtësisht, të shkëputur nga territori i Kosovës, shqiptarët e Kosovës Lindore, kanë një dëshirë e cila nuk ndyshon asnjëherë, e që është bashkimi me Kosovën.

Udhëheqësit e politikë të kësaj treve nuk pranojnë për asnjë çmim që të ndalen në kërkrimin e kësaj të drejte në mënyrë që dëshira e tyre të realizohet.

Kështu ka deklaruar, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai ndonëse thotë se për “sot e 100 vjet nuk lëshojmë pe që të bashkohemi me Kosovën”, nuk është i kënaqur me punën e bërë nga institucionet kosovare për shqiptarët e Kosovës Lindore.

Përmend ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, duke thënë se është interesuar më së shumti për shqiptarët e Preshevës, por thekson se “me një lule nuk çel pranvera”.

Related Articles

Back to top button