Lajme

Shtabi i Krizave ka vendosur që masat aktuale të mbeten në fuqi

Shtabi i Krizave do t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që masat ekzistuese kundër epidemisë së koronavirusit të shtyhen, tha epidemiologu Predrag Kon pas takimit te 19 janarit.

Predrag Kon tha se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave e analizoi situatën epidemiologjike dhe arriti në përfundimin se nuk eshte e favorshme, edhe pse numri i të infektuarve po zvogëlohet.

Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq, ka propozuar që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 22 të mbrëmjes, Kon thotë se pjesa mjekësore e Shtabit, për shkak të situatës aktuale, nuk e miratoi atë.

Kon thotë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe se per momentin gjëja më e rëndësishme është kryerja e vaksinimit masiv, në mënyrë që të fitohet imuniteti kolektiv.

Related Articles

Back to top button