Shtabi i Krizave përfundon seancën, ja çfarë masa janë vendosur
Seanca e Shtabit të Krizave ka mbaruar, ja çfarë është vendosur për masat dhe shkollat.
Seanca e Shtabit të Krizave ka perfunduar. Mediat deklarojnë se u mor vendimi që të gjitha masat që ishin të vlefshme deri më sot të mbesin në fuqi.
Kjo do të thotë që orari i punës i furnizuesve të ushqimit dhe objekteve të tjera jo-ushqimore lejohen deri në orën 20.
Gjithashtu, siç thuhet, u mor një vendim që gjysme vjetori i dyte do te filloje me 18 janar dhe nuk ka arsye qe ai te shtyhet.
Cilat masa janë në fuqi
– Ndalimi i mbledhjes së më shumë se 5 personave
– Maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura
– Testet PCR ose karantina prej dhjetë ditësh ne hyrje në Serbi
– Koha e kufizuar e punës, të gjitha objektet hotelierike dhe qendrat tregtare janë të hapura deri në orën 20, dhe dyqanet deri në orën 21:00.