Viti 2021 do të jetë më i shkurt se viti 2020
Një ditë në Tokë tani është më e shkurtër për 24 orë.
Ja pse
Toka po rrotullohet në boshtin e saj më shpejt sesa eshte rrotullauar gjysmë shekulli me heret – duke nënkuptuar që çdo ditë në planet tani është më e shkurtër se 24 orë. A është kjo hera e parë që planeti po rrotullohet më shpejt apo ka ndodhur më parë?
Duke bërë këtë zbulim befasues, shkencëtarët thanë se rrotullimi i tokës është më i shpejtë se normalja dhe për kete shkak gjatësia e një dite është më e shkurtër se 24 orë normale, raporton Daily Mail.
VITI 2021 TË JETË MË I SHKURTËR SE VITI 2020
Ne vitin 2020 jane perfshire edhe 28 ditët më të shkurtra që nga viti 1960 dhe viti 2021 parashikohet të jetë edhe më i shkurtër.
Mesatarisht toka rrotullohet rreth diellit një herë në 86,400 sekonda, që është e barabartë me 24 orë, ose një ditë mesatare diellore.
Shkencëtarët besojnë se një ditë mesatare në vitin 2021 do të jetë 0,05 milisekonda më e shkurtër se 86,400 sekonda. Gjatë gjithë vitit shkenctaret të cilët kanë mbajtur shënime ultra-precize të gjatësisë së ditës që nga vitet 1960 – sqaruan se kane grumbulluar një vonesë prej rreth 19 milisekonda, thanë ata.
Një raport nga shkenctaret tha se 28 ditet me te shpejta qe kaluan (që nga viti 1960) ndodhën në vitin 2020.
Tokës i janë dashur pak më pak se 24 orë (86,400 sekonda) për të përfunduar një rrotullim për 50 vitet e fundit.
Sipas raportit të Daily Mail, Toka regjistroi ditën më të shkurtër (që nga fillimi i regjistrimeve) më 19 korrik 2020 – kur dita ishte 1.4602 milisekonda më e shkurtër se 24 orë.
Para vitit 2020, dita më e shkurtër ka ndodhur në 2005. Sidoqoftë, ky rekord është thyer 28 herë në 12 muajt e fundit.