Vuçiq premton pako me vatamina për penzionerët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve mbrëm në orën 21:00 si i ftuar në emisionin “Çirilica” në televizionin happy.
Ai premtoi se shumë shpejt do të vij një ndihmë për kompanitë, ekonominë, sipërmarrësit, ndërmarrjet e vogla, presheva.AL të mesme dhe madje edhe të mëdha, siç thotë ai janë 1,052,000 njerëz që përfshihen në këtë sistem.
Vuçiq gjithashtu tha se ka gjasa që do të paguhet gjysma e pagës minimale për dy ose tre herë, dhe thotë se kjo është një mbështetje e madhe.
Ai premtoi ndihmë edhe për penzionerët ku tha se përveç rritjes se pensionit prej 5.9 % që ata do ta marrin duke filluar nga ky muaj ata do të ndihmohen me një pako vitamina të cilët pritet ta marin deri në muajin mars
Simbolikisht, pensionistët duhet të marrin pako me vitamina C, D dhe zink deri në Mars, të cilat, thotë Vuçiq, janë gjëra të vogla, por ato tregojnë një pjesë të shqetësimit për të luftuar për shëndetin.