Lajme

U mbajt sot panairi për gratë pronare të bizneseve në Preshevë

Sot, në ambientet e shtëpisë së kulturës u mbajt panairi i parë me prodhimet e bizneseve të udhëhequra nga gratë në Komunën e Preshevës

Organizimi i sotshëm ka për qëllim fuqizimin dhe mbështjetjen e bizneseve të udhëhequra nga gratë për avancimin e tyre si pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik lokal.

Në nismën #gratëpërgratë morën pjesë gra që udhëheqin biznese në Komunën e Preshevës ku prezantuan punimet e tyre dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes nga institucionet për zhvillimin dhe shtrirjen më të gjerë në treg për bizneset e tyre.

Fjalën mirëseardhjes e mori znj. Anita Veseli, nënkryetare e ALTERNATIVËS ku falënderoi për pjesëmarrjen gjithë te pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e veçantë që kanë ndërmarrjet e grave dhe mbështjen e fuqishme që do të kenë nga subjekti jonë.

Znj. Mimoza Saqipi, sekretare e degës së ALTERNATIVËS foli për sfidat e grave dhe rrugën e vështirë drejt fuqizimit të rolit të gruas por njëkohësisht rëndësinë e madhe për progresin shoqërorë gjë të cilën Alternativa për Ndryshim po ua jep pozitën, rolin dhe zërin e munguar në çdo sferë.

Mysafire speciale e këtij organizimi ishte znj. Havushe Bunjaku e kompanisë “99 Lule” në Kosovë e cila prezantoi punën dhe sfidat gjatë rrugëtimit të saj në ndërtimin e kompanisë.

Edhe kryetari Shqiprim Arifi vlerësoi iniciativat për krijimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë dhe theksoi mbështjetjen e fuqishme që kanë pasë ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë.

Gjithashtu dha lajmin e mirë se do të ndërtohet objekti tek pazari vjetër për të promovuar produktet e grave ndërrmarëse e që do të shërbej për fuqizimin e bizneseve te tyre.

Alterntiva për Ndryshim i ka dhënë theks të veçantë gruas si pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe do të punoj pandalur për arritjen e barazisë në çdo fushë dhe do të mbështesë çdo nismë që ka për qëllim të mirën e përbashkët.

Related Articles

Back to top button