Lajme
7 shkurt 1945, ja kush ishin mësuesit e parë të shkollës shqipe në Preshevë
Më datë 7 Shkurt 2021, shënojmë 76 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Preshevë.
Në këtë datë është bërë ceremonia zyrtare e hapjes së shkollës së parë shqipe nga Abdulla Krashnica (sekretar i komitetit të Preshevës i cili njihej për kontributin e tij të madh për hapjen e kësaj shkolle), në pronën private të Abdulla Haxhi Veliut, që tashmë njihet si Villa Letafet.
Mësimdhënësit e parë ishin nga Presheva dhe një nga Elbasani: Ilmi Qerimi, Abdulla Ukshini, Demirali Ramadani Hoxha, Adem Ameti dhe nga Elbasani Tajah Zylfiu.