951 preshevar janë vaksinuar me vaksinën kineze “Sinopharm”
Në Presheve ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit me stafin shendetesore ne 8 janar dhe dje me date 2 shkurt stafi shendetesore ka perfunduar edhe dozen e dyte te vaksinimit me vaksinen Phizer, transmeton Presheva.AL(PAL).
Ndersa vaksinimi masiv i popullates ka filluar me 20 janar dhe deri sot me date 3 shkurt jane vaksinuar 970 banore nga Komuna e Presheves.
Vaksina kineze “Sinopharm” si duket eshte vaksina e preferuar e preshevareve, nga shtepia e shendetit thone se rreth 50 persona ne dite nga Komuna jone regjistrohen permes faqes per te pranuar kete vaksine.
Nga shtepia e shendetit ne Presheve gjithashtu u theksua se vetem sot jane vaksinuar 19 persona dhe vaksinimi do te vazhdoje edhe diteve ne vazhdim.
“Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd.
Kujtojme se Serbia ne janar ka marrur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm.