Lajme

Austria masa të rrepta nga 10 shkurti për hyrje në vend

Masa te reja me te rrepta per te hyre ne Austri do te hyjne ne fuqi mga 10 shkurti e gjithe kjo po behet me qellim te parandalimit qe ne kete vend mos te hyje lloji i ri i koronavirusit.

Ministria Austriake e Shëndetësisë ka vendosur testin e detyrueshëm kur hyni në vend. Kështu, në të ardhmen, përveç karantinës aktuale të detyrueshme dhjetë ditore, të gjithë ata që hyjnë në Austri nga vendet me rrezik të lartë do të duhet të bëjnë një test antigjen negativ ose PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Testi mund te kryhet edhe në Austri brenda 24 orëve pas hyrjes në vend.

Edhe me testin negativ, një person që hyn në Austri nga vendet me rrezik duhet të hyjë në një karantinë dhjetë ditore. Sidoqoftë, ndryshe nga njoftimi, rregullorja ia mundësonë thyerjen e vetë-izolimit pas ditës së pestë, me testin negativ.

Related Articles

Back to top button