Lajme

Daçiç i drejtohet serbëve, fjalimi i deputetit Kamberi në gjuhën shqipe është në të mirë të Sërbisë

Kryetari i Kuvendit të Sërbisë Ivica Daçiç gjatë fjalimit të deutetit Shaip Kamberit të gjuhën shqipe në seancën e djeshme të Kuvendit të Sërbisë ka kërkuar nga deputetët serb që ta respektojnë atë dhe mos ta pengojnë gjatë fjalimit.

Daçiç, madje disa herë e ka ndërprerë Kamberin për t’i tërhequr vërejtjen deutetëve serbë dhe për ti kujtuar ligjin i cili ia garanton këtë të drejtë deputetëve të pakicave në Kuvendin e Sërbisë.

“Nuk duhet ta pengoni kur deputeti është duke folur, kjo është mirë për Republikën e Sërbisë, nuk jamë i sigurtë nëse kjo e drejtë respektohet gjithkund por ne do ta respektojmë” është shprehur Daçiç.

Sipas tij në nenin 9 të Ligjin të Kuvendit të Sërbisë dhe nenin 11 të Ligjit mbi mbrojtjen dhe të drejtat e pakicave i garanton që të deklarohet në gjuhën amtare.

Qysh në fillim të fjalimit të tij deputeti Kamberi i kishte paralajmëruar se paraqitjen do të bëjë në gjuhën shqipe dhe më pas dokumentin e përkthyer sekretarisë së Kuvendit do t’ia paraqes në gjuhën serbe.

Dhe me këtë rast kishte kërkuar që në mbledhjen e radhës të sigurohen përkthyesit, që sipas Kamberit nevotin dy prej tyre në gjuhën shqipe dhe hungareze.

Related Articles

Back to top button