Edhe një aksion tjetër: Më shumë se 300 refugjatë u transferuan në Preshevë
Forcat e policise ne bashkepunim me Zhandarmerine kane nderrmarre nje aksion ne disa lokacione ne qytetin e Somborit dhe ne rrethine dhe kane gjetur 335 refugjate qe po qendronin paligjshem ne Serbi.
Pas aksionit diten e merkure, refugjatet ilegal me 6 autobuse jane transferuar ne Qendren e Pranimit per refugjate ne Presheve.
Aktivitetet me bartjen e refugjateve te paligjshem ne veri te Serbise eshte bere pothuajse i rregullt, sepse shume refugjate kerkojne menyra te ndryshme per te kaluar ne vendet e Bashkimit Evropian, keshtu ata po qendrojne ilegalisht prane kufirit me Hungarine.
Sipas informacioneve me shume se 1000 refugjate po qendrojne ne qendren e pranimit ne Presheve.
“Dergimi i refugjateve ne qendra te pranimit eshte per te miren e tyre sepse atje kane te siguruar kushtet e jeteses, gje qe eshte e rendesishme per kete periudhe te dimrit, dhe komisariati do të vazhdojë të kryejë veprime të tilla” thonë nga Komisariati për Refugjatë dhe Migracion në Serbi.