Lajme

Fillojnë dorëheqjet në PVD

Fillojnë dorëheqjet në PVD

Aktivisti i njohur politik nga Presheva, me karrierë politike mbi 40 vjeçare dr. Beqir Abazi, për shkak të kaosit të shfaqur brenda këtij subjekti politik, si dhe pas pakënaqësive të shumta që ekzistojnë brenda strukturës së PVD-së, interesi personal dhe mungesës së një autoriteti unifikues brenda Degës së PVD-së në Preshevë, që kanë çuar këtë subjekt në humbjen e elektoratit dhe tkurrjes së saj në skenën politike në Luginë, veçanërisht në Preshevë, si dhe pakënaqësi tjera të shumta, kanë shtyrë që dr. Beqir Abazi të japë dorëheqje të parevokueshme.

Ja dhe postimi i plotë i dr. Beqir Abazit:

Pershendetje,
Miq, shok, anetare , simpatizues te PVD,
Ju informoj se nga data 29.01.2021 kam dhene dorheqje te parevokueshme nga postet qe kam pas ne PVD nga SEKRETARI I PERGJITHSHEM, anetarit te kryesise qendrore , dhe anetaresise,
Per aresyet e doreheqjes sime me shkrim ja kam ofruar organeve te PVD, kryesorja eshte se kreativitetit dhe postin qe kam pas ka sherbyer vetem ne leter duke menduar ne grupet e interesit se me kete emnin timin me kane thopit forcen e veprimit ne jeten politike duke injoruar postin dhe rendesin e funksionit te Sekretarit te pergjithshem.
Shume beteja i kam pas gjate jetes gjithnje kam dale fitimtar shpresoj qe edhe kete betej do ta fitoj ne fund.
Me shumti me dhemb fakti se atyre qe i kam dhene perkrahje ne poste qe i kane , kur nuk e kane pas te aresyeshme per nje konsult shume te vogel se bagazhi im politik eshte mbi 40 vjet.
Ne fund ju falemnderoj te gjitheve atyre qe me kane besu dhe perkrahur, dhe kerkoj nga ju qe lexoni kete informat ta merrni qet dhe pa komente.
Rrugetime te suksesshme per dy palet

Related Articles

Back to top button