Lajme

Fjala shqipe jehon për herë të parë në parlamentin e serbisë

Shaip Kamberi, deputet kosovar në Parlamentin e Serbisë, për herë të parë iu është drejtuar deputetëve të këtij Kuvendi në gjuhën shqipe.

Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi gjykata e këtij shteti legalizoi termin ofendues “šiptari”.

Dje, Kamberi ka njoftuar se Gjykata e Lartë në Beograd kishte refuzuar të shpallte fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Me këtë rast, për këtë gjykatë nuk vlente as vendimi i Gjykatës së Apelit, që në vitin 2018 kishte sanksionuar përdorimin e këtij termi si gjuhë të urrejtjes.

Në fjalimin e tij, të publikuar sot në rrjetin social “Facebook”, Kamberi iu ka drejtuar liderëve botërorë duke i pyetur se a është kjo Serbia pro-evropiane.

“Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam ‘šiptar’ dhe jo Albanac. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jam unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit!… Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z.Lajcak, znj Vonder Leyen, a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane?”, thuhet në postim.

Më tutje ai ka thënë se kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët duke i quajtur ‘Albanac’.

Related Articles

Back to top button