Ja sa kushton pagesa nga Beogradi në Preshevë
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Tomislav Momiroviq, foli për çmimet e reja të taksave në Serbi.
Ai përmendi në Twitter se kishte arsye për rritjen e çmimit për 10 dinarë.
– Kishte argumente të forta për të rritur çmimin e taksave. Unë besoj se as qytetarët dhe as ekonomia nuk mund dhe nuk duhet ta mbajnë atë kosto.
Rritja e çmimit është keshtu Beograd-Shid, çmimi i vjetër 410 dinarë, çmimi i ri 420 dinarë.
Çmimi i vjetër Beograd-Preshevë 1,460 dinarë, çmimi i ri 1,490 dinarë, deklaroi ministri, percjell Presheva.AL
Ditë më parë, Qeveria e Serbisë miratoi çmimet e reja të taksave, të cilat janë më të larta për 1.8 përqind, dhe sipas tyre, taksat për automjetet e kategorisë A në rrugën Beograd-Dimitrovgrad dhe Beograd-Çaçak duhet të rriten me 10 dinarë. ndërsa në rrugën Beograd-Shid dhe Beograd-Subotica do të mbetet e pandryshuar.
Sipas raportit të agjencisë, kjo është një procedurë e rregullt e rregullimit të tarifave me inflacionin, thuhet në njoftimin nga seanca e qeverisë.