Lajme
Kryetari Shqiprim Arifi vaksinohet kundër Covid-19

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është vaksinuar kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, përcjell Presheva.AL
“Morra dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë’, shkroi ai.
“Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi”, theksoi Arifi.