Lajme
Ky shtet refuzon vaksinën anti Covid
Për muaj të tërë qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi është “çliruar” nga koronavirusi dhe për këtë arsye nuk ka asnjë plan për të vaksinuar popullsinë e saj kundër virusit që ka marrë më shumë se dy milionë jetë në mbarë globin.
Pavarësisht qëndrimit të autoriteteve zyrtare, dëshmi nga shteti afrikan tregojnë se virusi është ende aktiv dhe shumë persona të tjerë kanë humbur jetën, por të dhënat nuk janë paraqitur në raportimet zyrtare. Shumë njerëz kanë frikë të ngrenë zërin për këtë problem pasi kanë frikë nga reagimi i autoriteteve.
Presidenti John Magufuli ka paralajmëruar, pa dhënë ndonjë provë, se vaksinat ndaj Covid-19 mund të jenë të dëmshme dhe në vend të tyre ka nxitur qytetarët që të përdorin avull dhe ilaçe bimore.