Mandarina, portokall dhe 12 REFUGJATË

Të Mërkurën me 17 Shkurt në vendkalimin kufitar te Preshevës policia ne bashkepunim me doganierët zbuluan deri në 12 refugjate në një kamion qe po transportonte mandarina dhe portokall.
“Udhëtarët” u zbuluan kur një kamion me targa Kraljevo, i ngarkuar me mandarina dhe portokall të freskët nga Greqia, mbërriti në hyrje të vendit rreth orës 08:30.
Kur u pyet nëse përveç mallit që po transportonte, a kishte diçka për të deklaruar në kontrollin doganor, shoferi 33-vjeçar u përgjigj duke thënë se ai dëgjoi zhurmë brenda rimorkios së kamionit gjatë vozitjes.
Pas heqjes së vulës doganore të Maqedonisë së Veriut, në të cilën nuk u vërejt asnjë dëm, në zonën e ngarkesës u gjetën 12 të rinj pa dokumente personale, të cilët thanë se ishin shtetas të Sirisë.
Pas zbulimit, migrantët u morën nga policia.
Që nga fillimi i ketij vitit jane zbuluar 139 refugjate të paligjshëm në pikat kufitare nëpër ngarkesat e ndryshme të mallrave, mësohet kështu nga Administrata Doganore.