Moti tepër i ftohtë, apelohet për kujdes maksimal

Paralajmerimet nga Instituti Hidrometeorologjik thone se gjatë ditës së nesërme 16 shkurt 2021 priten temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin, temperatura që paraqesin fazën alarmuese, respektivisht faza e verdhë.
Andaj apelohen qytetarët qe të kenë veshje të rrobave të ngrohta me shumë shtresa, përdorimi i këpucëve adekuate për borë dhe akull, konsumimi më i shpeshtë i pijeve të nxehta, shmangia e alkoolit, sepse rrit rrezikun e hipotermisë, ndjekja e rregullave për të sëmurët kronikë, dhe në rast të vështirësisë në frymëmarrje, qytetarët këshillohen që menjëherë të kontaktojnë mjekun amë.
Në të njëjtën kohë, rekomandohet të shmangni praktikimin e aktivitetit fizik në ambient të hapur, ndërsa gjatë lëvizjes të kihet kujdes në sipërfaqet e rrëshqitshme.