Lajme

Ndërrimin e patentë shoferit tani mund ta bëni përmes internetit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se ka nisur një shërbim të ri elektronik në portalin eUprave “Ndërrimi i patentë shoferit (dorëzimi në shtëpi)”, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të paraqesin një kërkesë për lëshimin dhe zëvendësimin e patentë shoferit pa shkuar në Stacion policor.

Qytetarët mund të kenë akses në shërbimin elektronik përmes faqes në internet të Ministrisë së Brendshme ose drejtpërdrejt përmes portalit eUprave.

Në prezantimin e këtij shërbimi, Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, theksoi se Ministria e Brendshme është në shërbim për qytetarët dhe se po ecën në hap me kohën dhe po percjell gjithçka që ofron teknologjia moderne, e keto mundesi do te implementohen dhe do te jene ne dispozicion per te bere me te lehte sherbimet ndaj qytetareve tane.

“Falë bashkëpunimit tonë me Qeverinë e Serbisë dhe Zyrën për Teknologjinë e Informacionit, falë të gjithë këtyre njerëzve që kanë bërë shumë punë, kemi arritur qe qytetareve te ua mundesojme ta zgjasin patent shoferin pa pasur nevoje te shkojne ne stacionin policor dhe te presin ne rradhe te gjata” tha Ministri Vulin.

Sipas njoftimit, shërbimi elektronik “Zëvendësimi i patentë shoferit (dorëzimi në shtëpi)” lejon qytetarët të aplikojnë për patentë shoferi përmes portalit eUprave, pa shkuar në stacionin e policisë, e kjo mund te behet në rast se ju ka skaduar afati i patentit ose keni ndrruar emrin ose vendbanimin, nese patente shoferi ju ka humbur ose vjedhur dhe nese demtohet patent shoferi.

Related Articles

Back to top button