Lajme
Ne Spitalin e Vranjës vetëm 17 vende të lira
Ne rrethin e pçinjës sipas informacioneve të fundit kane rezultuar 123 persona pozitiv me koronavirusin.
Nga ky numer i personave te infektuar 82 janë nga qyteti i Vranjes, 12 persona nga Presheva dhe 12 nga Surdulica, 8 jane ne Vladicin Han dhe nga 7 persona ne Bujanoc dhe Tergovisht.
143 pacientë jane shtruar në spitalin kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranje, nga të cilët 132 ishin pozitivë për kovid-19. Janë 131 pacientë me pneumoni, ndërsa 65 janë me oksigjen.
Aktualisht ne spitalin kovid jane vetem 17 shtretër te lire.