Lajme
Nga sot rryma në Sërbi më e shtrenjtë për 3.4%
Energjia elektrike në Serbi është shtrenjtuar nga sot per 3.4 perqind.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët që kanë të drejtë për një furnizim të garantuar me çmime të rregulluara, dhe këto janë familje dhe konsumatorë të vegjël, do të arrijë në 7,867 dinarë për kilovat orë, pa taksa dhe tatim.
Pëlqimi për rritjen ishte dhënë nga Agjencia e Energjisë me kërkesë të EPS në dhjetor të vitit të kaluar.
Rritja e mëparshme e çmimit të energjisë elektrike ishte më 1 dhjetor 2019, kur çmimi i energjisë elektrike u rrit me 3.9 përqind.