Orari i punës duhet të shkurtohet në orën 18, kafenetë duhet të mbyllen!
Prof. Dr. Branislav Tiodoroviq, anëtar i shtabit të krizave për luftën kundër koronës, thotë se pozicioni i tij është që objektet hotelierike duhet të mbyllen në vendet ku ka një numër të madh të njerëzve të infektuar sic jane Arilje dhe Vranja.
Dhe nëse numri i të infektuarve nuk rritet në ditët e ardhshme, orari i punës në kafene dhe të gjithë furnizuesit e ushqimit ndoshta edhe qendrave tregtare, do të zvogëlohet deri në orën 18 në të gjithë Serbinë.
“Vranja, Arilje dhe Kraljevo nuk janë të njëjtat, të cilat janë qytete relativisht më të vogla, dhe kanë po aq njerëz të infektuar sa disa qytete të mëdha. Ato kanë arritur në fazën që të gjitha objektet e hotelierisë duhet të mbyllen. Dhe duhet të ketë një kontroll shumë më të madh në çdo hap sesa më parë” tha Tiodoroviq para seancës së shtabit të krizave, e cila është caktuar për nesër në orën 8 te mengjesit.
Ai shton se kjo nuk do të thotë që kontrolli dhe respektimi i masave nuk duhet të jenë rigorozë në pjesën tjetër të Serbisë, veçanërisht në Beograd dhe qytete më të mëdha, dhe posaçërisht në qendrat tregtare ku pothuajse asgjë nuk respektohet nga masat.
Ai thekson se do të jetë shumë e rëndësishme se cilat do të jenë shifrat ditore të korones në 4-5 ditët e ardhshme.
“Nëse kjo rritje vazhdon kufizimi i orarit të punës së furnizuesve të ushqimit dhe qendrave tregtare me siguri do të jetë deri në fillim të orës 18 pasdite. Dhe do të ketë kontrolle edhe më të rrepta, madje edhe mbylljen e ambienteve që nuk i rrespektojnë masat. Ne gjithashtu do të flasim për fundjavat në mbledhjen e shtabit, kështu që do të shohim nëse diçka duhet të ndryshohet dhe shtrëngohet edhe per fundjave” thekson Tiodoroviq.