Lajme

Ragmi Mustafa humb betejën gjyqësore kundër Vulinit, paralajmëron ankesë në gjykatën e apelit

Kryetarë i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Ragmi Mustafa përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se betejën gjyqësore kundër Ministrit të Punëve të Brendshme Aleksandër Vullin e ka humbur duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Mystafa gjithashtu ka kërkuar që lidhur me këtë çështje të reagojë BE, SHBA dhe vendet e rajoni.

Postimi i plotë:

GJYKATA SERBE LEGALIZOI INSTUCIONALIZIMIN E GJUHËS SË URREJTJES TË QEVERISË NDAJ SHQIPTARËVE. TË REAGOI BASHKIMI EVROPIAN, SHTETET E BASHKUARA DHE VENDET E RAJONIT

Sot, Gjykata e Lartë ne Beograd ka hedhur poshtë padinë time si të pabazuar ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme z. Aleksandër Vullin, të ngritur në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në gushtin e vitit 2019 kemi ngritur padi për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, për përdorimin e termit pezhorativ dhe ofendues “Šiptar” nga Ministri Vullin (si Ministër i Mbrojtjes), i cili ka institucionalizuar gjuhën e urrejtjes ndaj minoritetit shqiptar në Serbi dhe në rajon.

Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë është legalizim i institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë ndaj minoriteteve nga ana e Serbisë shtetërore. Është nënshtrim i gjykatës ndaj qeverisë.

Rikujtojmë se termi ligjor dhe zyrtar në Serbi është termi “albanac”. As regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit nuk e kishte legalizuar institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve.

Ne do të ankohemi në Gjykatën e Apelit. Ky është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi dhe Ballkan.

Ftojmë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit të reagojnë ndaj këtij vendimi skandaloz që rrezikon demokracinë e brishtë dhe stabilitetin në rajon, ka shkruar Mustafa.

Related Articles

Back to top button