Lajme

Regjistrimi i popullsisë në Preshevë në prill, pas zgjedhjeve

Kuvendi i Serbisë miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave gjatë vitit 2021, i cili rregullon përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e regjistrimit, i cili do të behet nga 1 deri më 30 Prill 2021, shkruan Presheva.AL

Ky ligj rregullon detyrimet dhe detyrat e personave që do të përfshihen në regjistrim dhe personave të cilët drejtpërdrejt kryejnë veprimtari të regjistrimit, përdorimin dhe mbrojtjen e të dhënave të mbledhura nga regjistrimi dhe publikimin e rezultateve të regjistrimit.

Ligji përcakton që Byroja e Statistikave të Republikës është e detyruar të publikojë rezultatet paraprake brenda 30 ditëve nga dita e përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen rradhazi deri në Dhjetor te vitit 2022.

Në regjistrimin e vitit 2021, laptopët do të përdoren për mbledhjen e të dhënave për herë të parë.

Gjithashtu, për herë të parë në regjistrim, do të vendoset një mekanizëm për lidhjen e regjistrimit dhe të dhënave gjeohapësinore në nivelin e numrit të shtëpisë.

Siç thuhet në shpjegim, qëllimi i miratimit të këtij ligji është rregullimi ligjor i kompetencave dhe detyrimeve të ministrive dhe organeve dhe organizatave të tjera në lidhje me përgatitjen dhe zbatimin e regjistrimit, dhe veçanërisht detyrat e Zyrës së Statistikave të Republikës.

Related Articles

Back to top button