Shuarja e një hoxhe të madh: Kush ishte Adnan Ahmedi?
Dr. Adnan ef. Ahmedi – Presheva ka pasur nder e traditë që të udhëhiqej nga ulemae dijetarë të njohur. Hoxha i cili per 20 vite ishte imam i xhamise “Ibrahim Pasha” ne Presheve, ndoqi studimet në Kairo, në Universitetin e njohur “Al-Az’har” dhe pas përfundimit të fakultetit, vazhdoi studimet pasuniversitare dhe me sukses përfundoi edhe doktoratën. Ai per nje mandat ishte edhe si kryetar i KBI-së në Preshevë.
Adnan ef. Ahmedi është lindur në Preshevë, më 12 janar 1965. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1979, ndërsa të mesmen – medresenë “Alauddin” të Prishtinës më 1984. Pastaj Adnan ef. Ahmedi studimet universitare i vazhdoi në universitetin “Al-Az-har” të Kajros, ku diplomoi më 1991.
Pas përfundimit me sukses të plotë të studimeve, Adnan ef. Ahmedi vazhdoi studimet pasuniversitare në Institutin e Studimit të Shkencave Islame të Kajros, ku magjistroi më 2001, ndërsa doktoroi në fund të vitit 2003. Në fillim të vitit 2004 Dr. Adnan ef. Ahmedi, pas propozimit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u emërua imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Ibrahim Pasha” të Preshevës, ku zëvendësoi të atin, hafiz Zihni ef. Ahmedin, i cili kishte kryer për tridhjetë e pesë vjet të njëjtën detyrë. Në zgjedhjet e mbajtura në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës, më 16 janar 2008, Dr. Adnan ef. Ahmedi u zgjodh anëtari Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës. Pas dërgimit të listës prej nëntë anëtarësh të këshillit përkatës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, më datën 07.02.2008 verifikoi listën dhe Dr. Adnan Ahmedin e emëroi kryetar të këshillit përmandatin 2007-2010.[1]