Lajme
Spitali në Preshevë/ Shtëpia e shëndetit nuk ka ende përgjigje nga Vuçiq dhe Qeveria serbe

Ne nuk kemi akoma pergjigje ne letren tone qe i kemi dërguar Presidentit të Serbisë Vuçiq dhe Kryeministres Brnabiq në lidhje me ndertimin e spitalit i cili do ti sherbeje pacienteve nga Presheva e Bujanoci, keshtu deklaroi Driton Salihu, drejtor i Shtepise se Shëndetit në Preshevë.
Nje nisme e njejte eshte marre edhe nga Keshilli Nacional Shqiptar dhe nga nje grup mjekesh nga shoqata “Mjeket e Lugines se Presheves”.
Qendra Rajonale e Shëndetit në Vranje aktualisht ofron kujdes shëndetësor për më shumë se dyqind mijë qytetarë të shtatë komunave në rrethin e Pçinjës, përfshirë Bujanovacin dhe Preshevën.