Lajme
Të shtunën pa energji elektrike fshatrat Norçë dhe Tërnavë

Përmes një njoftimi për media, EPS-i ka njoftuar se ditën e shtunë pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Norçë e Tërnavë.
Për shkak të punimeve në rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të lartë, ditën e shtunë më 20 Shkurt 2021, pa rrymë do të mbeten fshatrat Norçë e Tërrnavë, në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në orën 16:00.