Lajme

Varianti i ri i koronavirusit po “trazon” botën, ja kur pritet të jetë gati vaksina e re efektive ndaj tij

Një vaksinë kundër variantit të ri të koronavirusit pritet të jetë gati në vjeshtën e këtij viti dhe kompania që do e prodhojë do të jetë AstraZeneca/Oxford. Kjo vjen ndërsa Britania e Madhe njoftoi se më shumë se 10 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid. Ka akoma prova të forta se vaksinat ekzistuese funksionojnë mirë kundër mutacioneve që janë shfaqur. Edhe pse efektiviteti i tyre i përgjithshëm mund të dobësohet pak, shkruan BBC.

Të dhënat, të cilat nuk janë botuar ose shqyrtuar ende, treguan se vaksinimi me AstraZeneca/Oxford mund të shkurtojë transmetimin deri në 67%. Kjo do të thotë që vaksina mund të ngadalësojë ndjeshëm përhapjen e virusit, duke lejuar heqjen e kufizimeve më shpejt, si dhe mbrojtjen e njerëzve nga sëmundja serioze dhe vdekja me Covid-19. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se rezultatet ishin “absolutisht të shkëlqyera” dhe treguan se vaksinat janë “rruga për të dalë nga kjo pandemi”, por që “sfida e vazhdueshme” do të ishte që prodhuesit e vaksinave të ndiqnin atë që po bën virusi.

Ai përshkroi si një “moment historik jashtëzakonisht të rëndësishëm” faktin se 10 milion njerëz kishin marrë dozën e tyre të parë të një vaksine dhe tha “çdo dozë na bën të gjithëve pak më të sigurt”. Shqetësimi më i madh është për variantin e Afrikës së Jugut, i cili ka treguar shenja se mund t’i mbijetojë vaksinave aktuale. Ka tashmë prova që ky variant ka filluar të qarkullojë në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
Mutacioni prapa këtij varianti – i quajtur E484K – është zbuluar gjithashtu në disa prej infeksioneve që po qarkullojnë në pjesë të Bristol dhe Liverpool.

Related Articles

Back to top button