Virusi korona është 1000 herë më i hollë krahasuar me një qime floku
Një studim i matematikanëve anglez ka mbërritur në përfundimin, se grimcat e Covid-19 të të gjithë të prekur në botë nëse mblidhen bashkërisht mund të mbushin volumin e gjysmës të një kanaceje Coca Cole. Covidi deri më tani ka infektuar 106 milionë njerëz në të gjithë botën duke u marrë jetën më shumë se 2.3 milion njerëzve. Virusi në vetvete shkruan gazeta Daily Mail është në madhësinë e 100 nanometers, 1000 herë më i hollë krahasuar me një qime floku.
Dr. Kit Yates nga universiteti i Bath në Angli ka mbërritur në konkluzionin se nëse do të vendosim një mbi një çdo Coronavirus në organizëm atëherë ekuivalenti është i barabartë sa 160 mililitër lëng. Dr. Yates i cili ka shkruar një libër me titull “ Matematika e jetës dhe Vdekjes” u angazhua nga BBC Radio 4 për të përllogaritur madhësinë e grimcave të koronavirusit në botë dhe hapësirën që zënë.
Tashmë është e pranueshme shkencërisht se SARS-CoV-2 është në formën e një sfere me diametër rreth 80 dhe 120 nanometër. Dita e gjashtë tek personat e prekur me Covid cilësohet si dita e pikut dhe sipas përllogaritje në trupin e të sëmurit numri i grimcave të virusit arrin në 100,000,000,000. Sipas portalit “ Bota jonë përmes shifrave” çdo ditë në të gjithë botën testohen pozitiv me Covid gjysmë milioni njerëz.