Lajme
Vranja edhe më tej mbetet vatër e virusit korona, 112 fëmijë infektohen brenda 19 ditëve
Lilana Antiç, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, thotë se pacientët me pamje klinike të rëndë dhe të moderuar janë shtruar në spital.
Ajo tregon se ka një rritje të numrit të fëmijëve që janë pozitiv në Vranjë dhe se në 19 ditët e fundit virusi korona është konstatuar në 112 prej tyre.
“Këta janë fëmijë shkollorë, të moshës 10 deri në 18 vjeç. Të gjithë kanë një pasqyrë klinike të lehtë, vetëm një fëmijë ka bronkopneumoni,” ka thënë Dr. Antiç.