Lajme
Vuçiq: Ndihmë për sërbët në Kosovë – të papunëve nga 200 euro, fëmijëve nga 100
Ne do të sigurojmë mbështetje të veçantë financiare për njerëzit tanë në Kosovë.
Ministri i Financave, Sinisha Mali, pas vizitës së tij në Kurshumli, njoftoi se Serbia do të ndihmojë serbët që jetojnë në Kosovë.
“Sot, ne vizituam Kurshumlinë me Presidentin Aleksandar Vuçiq, ku biseduam me përfaqësuesit e Serbëve që jetojnë në Kosovë.
Ne do të sigurojmë mbështetje të veçantë financiare për njerëzit tanë atje – të papunët do të marrin një ndihmë të njëhershme prej 200 eurosh, dhe të gjithë të tjerët, poashtu edhe fëmijët, do të marrin një ndihme prej 100 euro.
Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit tanë në këtë mënyrë dhe t’i inkurajojmë ata të ruajnë shtëpitë e tyre.